Zjarr në burgun e Lipjanit

Zyrtarët korrektues kanë njoftuar se dy dhoma të vetmisë të Qendrës Korrektuese të Lipjanit janë përfshirë nga zjarri.

Pas intervenimit të oficerëve korrektues, zjarri është shuar me dëme të vogla materiale.

Lidhur me rastin janë intervistuar nga policia dy të dyshuar të burgosur, të cilët kanë pranuar se e kishin bërë veprën, si edhe është njoftuar prokurori.