Djali i Haxhi Shalës emërohet konsull në Pragë, vjen reagimi i PDK-së

Dje në media u raportua se Flakron Shala, djali i deputetit të AAK-së, Haxhi Shala është emëruar konsull i Kosovës në Pragë të Çekisë.

Në lidhje me këtë, sot kanë reaguar edhe nga Partia Demokratike e Kosovës, shkruan lajmi.net.

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyqi me anë të një postimi në Facebook ka thënë se është krejt e pakuptimtë nepotizmi që ndodhë në sektorin publik.

Këtë dukuri ai e ka quajtur mentalitet fisnor.

Postimi i plotë:

Është i pakuptimt, fyes e denigrues kjo puna e nepotizmit në sektorin publik. Shteti nuk mbahet me këtë logjik.

Djali, motra, vellau, baba, vajza, tezja, nipi, kusheriri, gruja dhe dashnorja/i. Mos e kam harruar dikend?

Mjaft ma me këtë mentalitet fisnor!