Do të preferoja që Neymari të mos i bashkohej Barçës

Presidenti i La Ligës, Javie Tebas insiston se ai nuk do të preferonte që Neymari të rikthehet te Barcelona, duke i vënë në dyshim sjelljet e sulmuesit derisa ende vazhdojnë zërat për një transferim të mundshëm të tij këtë verë, transmeton zeri.info

Neymar është duke u lidhur shumë me një rikthim në “Camp Nou”, vetëm dy vjet pas largimit në drejtim të Paris Saint-Germainit për 222 milionë euro.

“Unë preferoj që Neymari të mos rikthehet te Barça”, ka deklaruar Tebas. “Ne gjithmonë duam të sjellim lojtarë të mëdhenj, por në tastin e Neymarin, ajo sjellje nuk është e mirë për kompeticionin sepse në fund dalin lajmet nëse lojtari e ka bërë këtë apo atë. Ne kemi punuar shumë në La Liga për të mbajtur vlera dhe ne nuk duam ta ndryshojmë imazhin”, shtoi presidenti i La Ligës, i cili e pranoi se Neymari është një lojtar i madh, por është i pasigurt nëse braziliani është një shembulli i mirë jashtë fushe.

“Ai mund të jetë një lojtar i madh, por sjellja është shumë e rëndësishme në vlerat që ne transmetojmë në kompeticion”, u shpreh ai.