Do të qëndrojnë rreth 5 orë brenda, zbulohen detaje për takimin Kurti – Vucic në Bruksel

Bashkimi Evropian nëpërmjet një komunikate ka bërë të ditur një pjesë të agjendës të takimit midis presidentit të Serbisë, Aleksander Vucic dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti të martën në Bruksel.

Sipas kësaj komunikate, takimi do të lehtësohet nga Joseph Borrel dhe Miroslav Lajcak dhe do të fillojë rreth orës 8:20.

Komunikata gjithashtu tregon se Përfaqësuesi i Lartë i BE’së, Joseph Borrell do të flasë para mediave para fillimit të takimit në ora 8:20, ndërsa pas përfundimit të takimit rreth orës 13:00, do të flasë para mediave Miroslav Lajcak.

“Të martën, më 15 qershor, një takim i nivelit të lartë i dialogut Beograd – Prishtinë do të zhvillohet në Bruksel. Do të lehtësohet nga Përfaqësuesi i Lartë Joseph Borrel, i cili mbështetet nga Përfaqësuesi Special i BE’së, Miroslav Lajcak. Do të marrin pjesë presidenti i Serbisë Aleksander Vucic dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Do të ketë deklaratë për media nga Përfaqësuesi i Lartë në fillim të takimit në 8:20 dhe një deklaratë për media nga Perfaqësuesi Special pas përfundimit të takimit (rreth orës 13:00). Deklaratat do të transmetohen në EbS dhe do të ndahen me shkrim në faqën e internetit të EEAS.”, thuhet në komunikatën e Bashkimit Evropian.

Në këtë takim pritet të diskutohet edhe marrëveshja për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Marrëveshja për Asociacionin është arritur në Bruksel, por Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka shpallur jo në përputhje në shumë pika me aktin më të lartë normativ të vendit.

Kurti ka deklaruar se “nuk do të ketë një Asociacion njëetnik”, ndërsa Vuçiq tha se “Kurti nuk ka nevojë të vijë aspak në Bruksel”, në qoftë se nuk do të flasë për Asociacionin