Dodik thotë se Bosnja dhe Hercegovina mund të deklarohet për Kosovën pas kërkesës së Daçiqit

Presidenti i Republika Sërpska, Milorad Dodik ka bërë të ditur se ekziston mundësia që zyrtarisht të plotësohet kërkesa e ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, që Bosnja dhe Hercegovina të deklarohen nëse e njeh apo nuk e njeh Kosovën.

Kjo pasi Bosnja dhe Hercegovina, abstenoi gjatë votimit në Këshillin e Evropës, në hapin e parë në aplikimin për pranim të Kosovës, transmeton klankosova.tv.

Dodik tha se “dëmi që u bë në lidhje me votimin në Këshillin e Evropës” (ku BeH abstenoi gjatë votimit për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës) është përfundimtar dhe se nëse ndihmon diçka, është se “marrëdhëniet vëzhgohen realisht”.

“Pse Serbia duhet të mbështesë integritetin territorial të BeH, nëse BeH nuk e mbështet integritetin territorial të Serbisë. Në këtë drejtim, në një farë mënyre, kjo çoi në pastrimin e asaj situate,” u tha ka thënë Dodik gazetarëve.

Dodik “nuk beson se kërkesa e Daçiqit mund të ndryshojë diçka, por se do të ishte interesante të futej në agjendën e Presidencës”.

Ai shtoi se asnjë subjekt që ka të bëjë me Kosovën, madje as ai nga procesi i Berlinit, ku është kërkuar njohja e letërnjoftimeve të lëshuara në Kosovë si legjitime, nuk do të kalojë në Bosnje dhe Hercegovinë.