Doktori kosovar: Isha i prekur me Covid19 pa e vërejtur fare, testi më kishte dalur negativ

Mjeku kosovar që vepron në Gjermani, Muhamed Rama ka treguar një fakt interesant që i ka ndodhur sa i përket Covid19.

Rama ka treguar se ai kishte qenë i prekur me Covid19 dhe për këtë nuk kishte ditur fare, ndërsa dyshon qe ai dhe familja e tij kishin pasur një grip në muajin shkurt, pra mund të jetë ajo kohë që ishte i prekur me koronavirus dhe ka kaluar atë pa e ditur fare që ishte i prekur me Covid19 doktori nga Kosova që punon në kliniken neurologjike në Sigmaringen të Gjermanisë.

Rama dhe kolegët e tij kishin vendosur që të bëjnë analizën për të parë nëse ndonjëri nga stafi mjekësor mund të ishin prekur me Covid19, ndërsa për çudi nga analiza e bërë doktori kosovarë del të ishte i prekur me parë nga Covid19.

Ai shpreh dyshim që të vetmet simptoma që ka pasur ishin në muajn shkurt, andaj dyshon që mund të ketë edhe shumë të tjerë që mund të kenë këtë pasur këtë virus më herët me simtomat e gripit të ashpër që mund të jetë i shkaktuar nga virusi covid19.

Ai në shtëpi kishte qëndruar një javë gjatë muajit shkurt kur kishte pasur simptoma gripi e në fillim të muajit mars ai kishte filluar punën serish ku kishte bërë testin e Covid19 i cili kishte dalur negativ, ndërsa tani me analizën e gjakut të bërë del të ketë antitrupa kundër Covid19, pra rezulton se ka qenë në kontakt me virusin dhe e ka kaluar atë pa e vërejtur fare.

Postimi i plotë nga doktor Muhamed Rama

Përshëndetje të nderuar miq! Sot po shkruaj diç për pandeminë e COVID-19. Nga dhjetori 2019 punoj si mjek në klinikën neurologjike në Sigmaringen. Desha ta ndaj informacionin me të gjithë ju duke ua paraqitur një foto nga analizat e bëra në laboratorin e Konstanz në Gjermani. Të hënen bëmë i gjithë stafi analizat e gjakut për të verifikuar nëse ndonjëri prej nesh ka qenë i infektuar me COVID-19. Nga analizat rezulton se unë kam qenë i infektuar dhe se titri i antitrupave në gjakun tim është i lartë gjë që mund të shihet në foto. Unë jam i vetmi nga stafi mjekëve me këtë rezultat. Rezultati për mua është befasues pasi nuk e di se kur kam qenë i infektuar edhe pse gjatë shkurtit të 5 anëtarët e familjes kishim shenja të një gripi. Në atë kohë Gjermania ende nuk kishte marrë masa kundër COVID-19.

Sido që të jetë tani kam mbrojtje të plotë nga COVID-19! Dua të theksoj se mund të ketë shumë nga ata që kanë qenë të infektuar dhe nuk e dinë këtë. Fatkeqësisht që në Kosovë për momentin nuk mund të bëhen analiza të tilla së paku për stafin mjekësor.

Edhe në Gjermani bëhen strisho të fytit, gojës dhe hundës sikurse edhe në vende të tjera por rezultati shpesh mund të jetë i rrejshëm pozitiv ose negativ.

Po theksoj se unë dola negativ në një test të tillë në fillim të marsit.

Pra, të nderuar miq po ju shkruaj se ka persona që kanë qenë të infektuar qysh herët dhe shumë prej tyre kanë pasur simptoma të një gripi të ashpër dhe që ka zgjatur më shumë se zakonisht e që mund të ketë qenë i shkaktuar nga Virusi i COVID-19.

Shpresoj dhe uroj që kësaj pandemie t’i vie fundi sa më shpejt ! Mirëmbetshi !