Dokumenti i lobistit që pretendon se u mor vesh me Behgjet Pacollin që njohja nga Nigeria të paguhej 200 mijë euro

0
222

Bedri Emini, i angazhuar nga Ministria e Jashtme e Kosovës si lobist për t’i sjellur njohjen Kosovës nga Nigeria si dhe ta sigurojë votën e këtij shteti pro anëtarësimit të Kosovës në Interpol, po pretendon se ishte injoruar nga Pacolli në kohën kur kishte arritur marrëveshjen.

Në një dokument të siguruar nga Gazeta Sinjali që është i shkruar me laps-kimik, vërehet se Emini i kërkon Pacollit që t’i sjellë 200 mijë euro për t’ia dhënë palës nga Nigeria që Kosova ta ‘fitojë’ njohjen dhe votën pro në Interpol.

Ai aty i kërkon Pacollit që t’i përmbahet marrëveshjes dhe të paguajë shumën prej 200 mijë euro, që sipas pretendimeve të tij po e kërkonte Nigeria.

Në letrën e siguruar nga Gazeta Sinjali, Emini i kërkon Pacollit t’ia caktojë një person që të kryhet kjo marrëveshje, duke ia përkujtuar që ai si lobist ka shpenzuar 27 mijë euro.

“200.000 euro kërkon Nigeria sipas marrëveshjes që kemi pasur me juve z. Pacolli. Ma cakton një person nga vetja, të jet me mua prezent me rastin e marrjes së njohjes. Kuptohet se shpenzimeve me këtë rast u obligoheni ju. Ju informoi se unë, deri më tani për këtë punë, kam shpenzuar 27.000 euro” , thuhet në dokument.

Ai më pas i drejtohet Pacollit duke thënë se kurdo që është i gatshëm mund t’ia aranzhojë një takim me përfaqësuesit e Kongos. Sipas tij njohja nga ky shtet kushton 270 mijë dollarë.

“Kurse për Kongon nëse dëshiron me marrë njohjen, sipas marrëveshjes kushton 270.000 dollarë. Kur ju jeni i gatshëm, unë ju bëj bashkë me Xhesekedin dhe mund të merrni njohjen. Kjo është procedura për pranimin e njohjeve nga këto dy shtete”, thuhet në dokument./Gazeta Sinjali/