Haradinaj kujton Tonin dhe Micin: Ata janë shembulli më i mirë i dashurisë për atdheun

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar heronjtë Xhelal Hajda-Toni, Selajdin Mullabazi-Mici, Bektesh Haliti, Hamdi Hajrizi, dhe Nezir Ymeri në përvjetorin e rënies.

Ai është shprehur se ata janë shembulli më i mirë i dashurisë ndaj atdheut dhe i guximit.

“Çdo 6 nëntor kujtojmë e nderojmë heronjtë; Xhelal Hajda-Toni, Selajdin Mullabazi-Mici, Bektesh Haliti, Hamdi Hajrizi, dhe Nezir Ymeri. Ata janë shembulli më i mirë i dashurisë ndaj atdheut dhe i guximit. Mbeten frymëzim për brezat e ri. Gjithmonë mirënjohës për sakrificën e tyre”, ka shkruar ai.