Drita shkruan historinë, kalon në raundin e tretë kualifikues në Ligën e Evropës

Drita ka prekur raundin e tretë të kualifikueseve në Ligën e Evropës.

Skuadra nga Gjilani, Drita, ka shënuar fitore të lehtë në udhëtim kundër skuadrës së Sileks të Maqedonisë me rezultat 0 – 2.

Goli i parë në këtë takim erdhi nga pika e bardhë e penalltisë, pas një goditjeje të saktë nga Fidan Gërbeshi, në minutën e 48-të.

Rezultati final u vendos në minutën e 80’-të, kur Ardian Limani dërgoi topin në rrjetën e maqedonëve.

Kjo fitore është historike për Dritën, pasi kështu ata bëhen skuadra e parë kosovare që arrin në raundin e tretë kualifikues në Ligën e Evropës, ku do të përballet me Legian e Varshavës.