Dritat LED mund të dëmtojnë sytë dhe pengojnë gjumin

Drita e kaltër në tek LED dritat që po përdoret gjithnjë e më shumë nëpër shtëpi mund të dëmtojë retinën e syrit si dhe pengon ritmin tonë biologjik të gjumit, thotë shkencëtarët francezë.

Provat e reja shkencore konfirmojnë efektet fototoksike të ekspozimit në kohë të shkurtëra ndaj kësaj drite. Kjo gjithashtu ndikon edhe në degjenrimin e qelizve që kanë lidhje me moshimin, nëse iu ekspozohemi këtyre dritave në kohë të gjata.

Degjenerimi i qelizave që kanë lidhje me moshën ndikojnë më makulë, një pikë e vogël afër retinës dëmtimi is ë cilës është arsyeja kryesore e humbjes së shikimit të personave mbi 50 vjet.

Gjithsesi ka mbrojtje të ndryshme ndaj këtyre dritave që variojnë nga syzet deri tek xhamat që futen përmbi ekrane.

Një studim amerikan e përshkroi përdorimin e dritës së kaltër si shumë të përhapur në ditët e sotme. Duke rënë në përfundim se ajo dëmton shikimin. Gjithsesi ekspozimi ndaj dritës së kaltër ditën mund të shpie deri tek një rritje e vëmendjes.