Dugolli për sulmet mbi policinë, gazetarët e KFOR-in: Ata njerëz do të ndiqen nga drejtësia – askush mbi ligjin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka thënë se ata që kanë shtënë mbi Policinë e Kosovës, gazetarët, qytetarët e KFOR-in janë njerëz që duhet e do të ndiqen nga drejtësia.

Dugolli tha se Qeveria e Kosovës nuk është e interesuar që me ata njerëz, që sipas tij janë kriminelë, të arrijnë paqe.

“Asnjë lloj marrëveshje nuk ka në lidhje me këtë. Është thënë se gjoja se ekzistojnë lista të persekutimit dhe të ndjekjes së qytetarëve serbë, dhe kjo është mohuar e garantuar se nuk ka lista të tilla”.

“Por, kjo nënkupton që ata njerëz që kanë kryer vepra penale nuk do të ndiqen, ata do të ndiqen sepse kurrkush nuk është mbi ligjin. Kjo nënkupton që të gjithë ata që kanë kryer krime dhe dokumentohen nga organet e drejtësisë se të njëjtit kanë kryer krime, ata do të ndiqen dhe do të përballen me Serbinë”, është shprehur Dugolli Klan Kosova.

Tutje, ai tha se grupe të caktuar në veri të vendit po shihen të shqetësuara, pasi sipas tij, Qeveria e Kosovës i ka shpallur luftë krimit të organizuar.

“Grupe të caktuar në veri po shihet se po i shqetëson diçka dhe them se shqetësimi më i madh ka të bëjë se Qeveria e Kosovës i ka shpallur luftë krimit të organizuar, kontrabandës, korrupsionit e të gjitha dukurive negative në të gjithë Kosovën duke përfshirë edhe veriun”, tha ai.