Dukesh si serbe! Gazetarja reagon ashpër: Me gjak ilir dhe krenare!

Moderatorja dhe gazetarja e njohur sportive Hygerta Sako ka ndarë me ndjekësit e saj një mesazh të pazakontë që i ka mbërritur në llogarinë e saj në Instagram, shkruan Fokusi.info.

Një person me profil fals i ka kthyer përgjigje në një foto që ajo ka postuar, duke i thënë se ngjan si serbe. Sako ka reaguar ashpër duke i treguar vendin: “Unë dukem si shqiptare dhe jam krenare që kam gjak ilir”,-ka qenë përgjigja e saj.