Durrës/ Arrestohen dy shqiptarët nga Kosova, tentuan të kalonin kufirin me dokumente false

Dy shqiptarë nga Kosova janë vënë në pranga  e policisë së Durrësit  pasi janë kapur në tentativë për të kaluar kufirin ilegalisht.

Të arrestuarit janë A.R 26-vjeç dhe K.R 23-vjeç të dy banues në Prishtinë. Dy të arrestuari akuzohen për  falsifikim dokumentesh. Ata me anë të këtyre dokumentesh kanë tentuar të kalojë kufirin nga Porti i Durrësit por janë pikasur nga policia.

Tashmë dy të arrestuarit do të përballen me akuzat për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

Shqiptarja.com