Dy asambleistët dhe Drejtori i Inspektimeve nga AAK-ja në Vushtrri dorëhiqen nga ky subjekt

Dy asambleistët e AAK-së në komunën e Vushtrrisë, si dhe Drejtori i Inspektimeve kanë njoftuar sot se tërhiqen nga AAK dhe se do të jenë këshilltarë të pavarur në asamblenë e Vushtrrisë.

Njoftimin e ka bërë publik Berat Asllani nëpërmjet një komunikate për medie.

Asambleistët e AAK-së të cilët kanë dhënë dorëheqje janë: Teuta Aruçi-Shatri dhe Hajriz Mustafa, ndërsa Berat Asllani është Drejtor i Inspektimeve në këtë Komunë.

Shihni njoftimin e plotë dhe pa ndërhyrje të tyre:

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Pas shumë injorimesh, anashkalimesh, përçmimesh, insunuata e gënjeshtra, nga një pjesë e strukturës së degës së AAK-së në Vushtrri dhe nga niveli qëndror i këtij subjekti politik, unë jap dorëheqje unë së bashku me dy asambleistët e AAK-së, Hajriz Mustafa dhe Teuta Aruçi-Shartari, nga të gjitha strukturat subjektit, pjesë e sëcilës ishim deri më tani.

Ndjejë kënaqësi që kisha rastin të njohë dhe të punoj me shumë njerëz të mirë e punëtorë, të sinqertë dhe të fjalës, të cilët do ta kenë besimim tim gjatë gjithë jetës.

Ky vendim nuk është vendim i ngutshëm, por pas presioneve të vazhdueshme nga një grup i njerëzve përmbrenda këtij subjekti, që nuk kanë as fuqi e as ndikim elektoral, detyrohemi të mos jemi më pjesë e saj.
Isha kandidati më i votuar i degës në zgjedhjet e kaluara lokale, dhe nga ky proces, me vendim të të gjitha strukturave të degës, u emërova drejtor në Drejtorinë për Inspektime në Komunën e Vushtrrisë.
Sot, dalin në skenë disa individ, që morrën kinse drejrimin e degës, individ pa autoritet, të cilët kanë lobuar dhe pëkrahur parti të tjera, duke tentuar të përulin. Një gjë duhet ta dini, ajo çka nuk keni punuar për t’a marrur, dijeni që kurrë nuk do të jetë e juaja.
Ndërsa, për ju “koordinator të degës” ju me apo qëllim jeni shkatërrues i kësaj dege.

Të luftosh për suksese të degës, normalisht do të thotë të “përbish” diçka që nuk të pëlqen, mirëpo, të udhëheqesh nga njerëzit më pa kredibil është akoma më vështirë.

I falënderojmë të gjithë ata që na mbështeten deri më tani.