Manchester United me ofertë serioze për Aubameyang, por Arsenali nuk dëshiron ta shes

Manchester United thuhet se ka bërë një ofertë 69 milionë euro për Pierre-Emerick Aubameyang, për të nënshkruar me yllin e Arsenalit.

Manchester United është i bindur se ka përfunduar shitjen e Romelu Lukakut tek Interi, transmeton Indeksonline.

Sipas raportimeve, Manchester United ka dorëzuar një ofertë me vlerë 69 milionë euro për Aubameyang, por Gunners nuk po dëshirojnë ta shesin yllin e tyre.

Pierre-Emerick Aubameyang ishte transferimi i fundit i bërë nga Arsene Wenger si menaxher i Arsenalit.