Dy avionë prekin njëri-tjetrin në ajër, bëjnë ulje emergjente

Në hapësirën ajrore në zonën Seetal/Sempachersee, në kantonin e Lucernit, dy avionë të vegjël ranë në kontakt të dielën rreth orës 16:50 për arsye ende të panjohura. Një avioni është dëmtuar helika, hunda dhe dritarja e kabinës, ndërsa të avionit tjetër helika dhe rrota e djathtë, siç njoftoi policia e Lucernit të martën.

Dy aeroplanët privatë ishin në gjendje të bënin një ulje emergjente në Emmen, me një prekje në aeroportin ushtarak dhe tjetri në Wiesland në zonën Waltwil, transmeton albinfo.ch.

Në dy avionët që u ngritën nga Valais dhe ishin nisur drejt kantonit Aargau ishin gjithsej pesë persona. Një grua u dërgua në spital nga shërbimet e urgjencës për t’u kontrolluar; personat e tjerë ishin të padëmtuar. Në dy makineritë ka pasur dëme materiale rreth 150.000 franga.

Bordi Zviceran i Hetimit të Sigurisë SUST është përgjegjës për hetimin e sigurisë. Prokuroria Federale ka nisur një hetim./20minuten