Dy fëmijë goditen nga një veturë, dërgohen në Spitalin e Pejës

Sot rreth orës 14:45 ka ndodhur një aksident mes një veture dhe dy fëmijëve në Pejë.

Si pasojë e kësaj fëmijët kanë pësuar lëndime trupore dhe të njejtin janë dërguar në spital.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot në orën 14:45 policia ka pranuar një informatë për një aksident mes një veture dhe dy personave (fëmijë). Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim mjekësor”, tha Rugova.

Lini një Përgjigje