Dy ministrat e AAK-së nisen për SHBA, pritet të takohen me zyrtarë të lartë të DASH-it!

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, do të udhëtojnë për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të takohen me përfaqësues nga Departamenti i Shtetit dhe zyrtarë të lartë të sistemit të drejtësisë amerikane.

Qëllim i vizitës është rritja e bashkëpunimit, marrja e ekspertizës dhe përpjekjet e vazhdueshme të përafrimit me standardet amerikane në fushën e drejtësisë.

Ndryshe, i përzgjedhuri i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka njoftuar se më 2 shtator të këtij viti, do të takohen liderët e Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryeministrin e vendit Avdullah Hotin dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, nuk do t’i pret Presidenti amerikan, Donald Trump.