Dy persona therren me thikë në Podujevë, policia në kërkim të autorëve

Dy persona nga Podujeva janë therrur me thikë nga persona ende të pa njohur për policinë.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Pas tretmanit, njëri nga viktima është dërguar në QKUK, ndërsa tjetri është liruar.

“Dy viktima meshkuj kosovar (njëri i mitur), kanë kërkuar ndihmë mjekësor, pasi që janë therur me thikë nga persona të panjohur. Pas tretmanit mjekësor, njëri nga viktima është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor,ndërsa tjetri është liruar. Rasti është duke u e hetuar nga njësitet policore”, thuhet në njoftimin e policisë.