Pas 4 ditësh në arrati, dorëzohet në polici i dyshuari për vrasjen e ish-ushtarit të UÇK-së në Drenas

Policia e Kosovës ka njoftuar se është dorëzuar në polici gjatë ditës së sotme si i dyshuari për vrasjen që ndodhi më 22 gusht në fshatin Nekovc të Drenasit. Lajmi e ka bërë të ditur për IndeksOnline Zyra për Informimin e Policisë nga ana e Policisë së Kosovës.

“Sot rreth orës 14:00 është vete dorëzuar në polici, personi L.S, i dyshuari kryesor për rastin e vrasjes që ndodhi me datën 22 gusht 2020, në fshatin Nekovc të Drenasit. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale”, thuhet në njoftimin e policisë.