Dy raste të vdekjeve me COVID-19

Dy raste të reja të vdekjeve në vend si pasojë e COVID-19, bën të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Deri më tani në Kosovë nga ky virus kanë ndërruar jetë 619 persona.

Kurse në vend gjatë 24 orëve të fundit pozitiv me virus kanë rezultuar 46 persona, ndërsa numri i të shëruarve është 77.