Dy shqiptarë dhe dy të huaj arratisen nga një burg grek, policia në alarm

Dy shqiptarë, një maroken dhe një algjerian janë arratisur nga burgu rural i Tyrinthit në Greqi. Mediat greke raportojnë se arratisja ka ndodhur mesditën e sotme, ndërsa rrethanat se si ata kanë mundur të ikin ende nuk janë bërë të ditura.

Ky është rasti i dytë në të njëjtin burg që regjistrohet një ngjarje e tillë, pasi më 7 qershor Yiannis Michailidis, u arratis. Michaelides u dënua me 23 vjet e 9 muaj burg, pas një përleshje me armë me policinë në Pefki, gjatë së cilës u plagosën dy oficerë policie dhe një i ri. Në të njëjtën kohë, ai u akuzua edhe për dy grabitje bankash në Velvento, Kozan.

Ndërkohë për kapjen e tyre janë angazhuar forca të shumta policie të cilët po punojnë intensivisht edhe në pika doganore për të mos lejuar që ata të arratisen.

Shqiptarja.com