Dy viktima dhe 17 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë shënuar 2 vdekje si pasojë e koronavirusit, transmeton Klan Kosova.

Ndërsa nga 460 teste për Covid-19 , 17 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Instituti i Shëndetit Publik atje bën të ditur se ka regjistruar 16 të shëruar nga Covid-19.

Me statistikat e fundit, gjithsej me Covid-19 janë diagnostifikuar 1740 persona prej të cilëve 1251 janë kuruar.

Shifra zyrtare e personave që kanë humbur betejën me Covid-19 në vendin tonë tashmë shkon në 97.

Që nga fillimi i pandemisë, në këtë vend janë realizuar gjithsej 20 548 testime për Covid-19, shkruan Alsat M.