E dhimbshme: Vdes fëmiu 10 muajsh nga Mitrovica, ishte duke u trajtuar në Turqi

Sot në orët e hershme të mëngjesit ka vdekur vogëlushi Lejan Hasani nga Mitrovica.

Familjarët për Jepi zë, kanë konfirmuar se fëmija i tyre ka ndërruar jetë sot në ora 04:46 në Turqi.

Vogëlushi 10 muajsh ka qenë duke u trajtuar për shërim në spitalet turke.

Lejan Hasani nga Mitrovica, kishte lindur parakohe (në javën e 33-të) në Kliniken Obstetrike- Gjinekoligjike në QKUK, dhe që në ditët e para të jetës së tij i është dashur t’u nënshtrohej intervenimeve, kjo për shkak të shëndetit të tij të dobët, shkruan Jepi zë.

Prindërit e tij, Fatmire dhe Kujtim Hasani kishin bërë apel të ndihmohen dhe fëmija i tyre të dërgohet për shërim jashtë vendit.

Qytetarë të shumtë kishin ndihmuar familjen dhe fëmija ishte dërguar në Turqi për shërim, por në fund Lejani i vogël nuk ia arriti të ia del.