E konfirmon policia: 19 vjeçarja vdiq në duart e mjekëve, në Klinikën Infektive s’ishte pranuar shkaku i koronavirusit

0
493

Policia ka konfirmuar vdekjen e 19 vjeçares, të cilën nuk e kontrolluan në Klinikën Infektive, për shkak të rasteve me koronavirus.

Policia përmes raportit 24 orësh ka konfirmuar se viktima ndërroi jetë gjatë trajtimit nga stafi mjekësor.

Policia po ashtu konfirmon se e ndjera ishte paraqitur në Infektive, por për shkak të rrethanave nuk ishte pranuar për trajtim.

Njoftimi i plotë:

Raportohet se viktima femër K është sjellë nga familjaret ne gjendje te rende shëndetësore dhe gjate trajtimit nga  stafi mjekësor ka ndërruar jetë. Viktima ishte paraqitur para disa ditëve te mjeku dhe ishte udhëzuar qe te spitalizohet ne Infektive po për shkak te rrethanave te Epidemisë e njëjta nuk ishte kontrolluar te mjeku. Ne repartin emergjencës  kane dalur njësit përkatëse policore dhe me urdhër te prokurorit trupi i pajete është dërguar ne IML për obduksion.