E kryer: Bayern merr shqiptarin për 1.5 milionë euro

Bayern Munchen ka hedhur bastin për Leon Dajakun. Klubi gjerman do të blejë lojtarin me origjinë shqiptare nga Stuttgarti.

Sulmuesi ka rënë në sy në kampionatin e moshave U-19, pasi ka realizuar 17 gola dhe ka dhuruar 7 asiste.

BILD bën me dije se palët kanë gjetur akordin dhe Dajaku do t’u nënshtrohet vizitave mjekësore. Ai nuk do të kalojë direkt me skuadrën e parë të klubit, por do të luajë me Bayern Munchen B.

Ekipi i dytë i kampionëve të Gjermanisë luan në Kategorinë e Tretë, ligë profesioniste dhe me rivalitet.

Dajaku i ka kushtuar gjermanëve 1.5 milionë euro. Një investim i rëndësishëm për një futbollist 18-vjeçar.

Vlera e tij do të rritet te Bayerni dhe me siguri ata do ta shesin më shtrenjtë, pavarësisht se shpresojnë që mund të gjejnë Lewandovskin e ri.