E pabesueshme: Shkarkohet traineri i futbollit sepse fitoi 27-0!

Vaki të ndryshme ndodhin në botën e futbollit, por një unike vjen nga Italia.

Aty skuadra e Juniores U18 fitoi ndeshjen me rezultat 27-0 kundër Marina Calcio.

Ky rezultat doli të ishte fatal për trajnerin e kësaj skuadre, pasi presidenti vendosi ta shkarkonte për shkak të mosrespektit që tregoi për kundërshtarët, përcjell lajmi.net.

‘’Ne jemi të habitur dhe thellësisht ndjejmë keqardhje kur dëgjuam se skuadra jonë Juniores ka mposhtur 27-0 Marina Calcio’’.

‘’Vlerat e skuadrave të reja janë më të mëdha sesa këto gjëra. Kundërshtari duhet të respektohet gjithmonë dhe kjo nuk ndodhi në ndeshje’’, njoftoi presidenti shkarkimin e trajnerit.