Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbanë mot i freskët, me vranësira, ndonjë interval kohor diellor si dhe mundësi edhe për ndonjë rigë të dobët lokale shiu. Temperaturat do të shënojnë ulje për shkak të erërave veriore dhe verilindore.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me intervale kohore diellore dhe vranësira të herëpashershme. Priten ulje të lehta të temperaturave.

Të shtunën në tërë rajonin na pret mot i ftohtë në mëngjes, ndërsa gjatë ditës me intervale kohore diellore dhe vranësira të herëpashershme.

Nga e diela stabilizim i plotë i motit dhe ngritje e temperaturave, përpos atyre rajoneve ku eventualisht do të vije deri te formimi i mjegullës dhe vranësirave të ulëta ku do të jetë mjaft ftohtë.

Për shkak të masave të fuqishme stabile anticiklonike (rrymave të dobëta ajrore) cilësia e ajrit do të përkeqësohet nga e shtuna dhe e diela./Meteoballkan