E rëndë/ Ariu sulmon për vdekje dy alpinistë

Një ngjarje e rëdnë ka ndodhur në Kanada, në parkun Kombëtar Banff, ku një ari sulmoi dhe vrau dy alpinistë në perëndim të Sandre, Alberta.

Sipas CBC News, në një deklaratë nga kompania që menaxhon parqet tha se mori një alarm nga një pajisje GPS që tregonte një sulm ariu në parkun kombëtar të lumit Red Deer.

Kushtet e motit në atë kohë nuk lejuan përdorimin e një helikopteri, kështu që ekipi i reagimit udhëtoi në këmbë gjatë gjithë natës për në vendndodhjen ku gjetën dy viktimat. Siç u bë e ditur, ekipi neutralizoi ariun që kishte sjellje agresive, ndërsa zona është rrethuar.

Parku Kombëtar Banff, i cili tërheq më shumë se katër milionë turistë çdo vit, është shtëpia e arinjve të thinjur dhe të zinj.