E rëndë: Gruaja në Viti helmohet nga preparatet higjienike, humb jetën në QKUK

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një familje nga fshati Sllatinë e Epërme në Viti, ku një grua dyshohet se ishte helmuar nga preparatet higjienike dhe për pasojë ka humbur jetën. E ndjera fillimisht ishte trajtuar në QKMF, por më pas është dërguar në QKUK, ku edhe vdiq.

Burimet e Sinjalit nga Emergjenca kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një 43-vjeçare, e cila ishte pranuar në këtë qendër në gjendje të rëndë, por s’ka arritur të mbijetojë.

Në orët e pasdites, viktima ka humbur jetën, me ç’rast është njoftuar edhe Policia, që ka dalë në vendin e ngjarjes. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet për rastin dhe trupi është dërguar në IML për obduksion.