E thotë Adriatik Kelmendi: Qeveri Kurti me pakicat?

Gazetari i njohur Adriatik Kelmendi ka reaguar pas mbylljes së seancës Konstituive.

Kelmndi thotë se LDK-ja e mbajti fjalën me votimin e Glauk Konjufcës si Kryetar i Kuvendit.

Ai ka theksuar se tashmë janë hedhur poshtë të gjitha propozimet për një marrëveshje LDK-LVV por ka theksuar se mund të ketë një Qeveri Kurti me pakicat .

Postimi i plotë:

Me votimin e Glauk Konjufcës si kryetar i Kuvendit, pa marrëveshje paraprake, LDK-ja e mbajti fjalën se ajo nuk do të bëhet bllokuese e konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Ky është standard i ri në politikëbërjen kosovare.

Kjo megjithatë i hedhë në ujë të gjitha propozimet e deritashme të marrëveshjes për themelimin e institucioneve të vendit nga një koalicion qeveritar LVV-LDK, të bëra nga të dyja këto subjekte ndaj njëra-tjetrës.

A jemi një hap përpara formimit të një qeverie Kurti të përbërë vetëm nga LLV dhe pakicat, ose drejt zgjedhjeve të parakohshme, mbetet të mësohet në vazhdim.