“E trishtë”: 300 mësimdhënës kërkojnë pushim pa pagesë për t’u larguar jashtë Kosovës pas 1 janarit, Mehmetaj i ashpër me Kurtin

Pasi afro 300 mësimdhënës kanë kërkuar pushim pa pagesë gjatë vitit 2024 e që korrespodon me heqjen e regjimit të vizave në zonën Schengen, gazetari Lirim Mehmetaj ka kritikuar ashpër qeverinë e Albin Kurtit se mu “në kohën e nevojës për strategji kombëtare për adresimin e problemit të PISA-s, do të ketë nevojë për hartimin e strategjisë kombëtare për ndaljen e mësimdhënësve në Kosovë”.

Reagimi i Mehmetajt:

Dikur puna si mësimdhënës në Kosovë ka nënkuptu siguri, rehati dhe perspektivë.

Sot është një nga punët e zorit.

Në kohën e nevojës për strategji kombëtare për adresimin e problemit të PISA-s, do të ketë nevojë për hartimin e strategjisë kombëtare për ndaljen e mësimdhënësve në Kosovë.

Mësuesi që e lë punën e tij në Kosovë për t’u përkthyer në një punonjës krahu në Gjermani duhet të jetë trishtim i papërballueshëm dhe gjendje gremine.

Në një botë paralele, i rrethuar me komoditetet e jetës, Albin Kurti, u tha trushpëlarëve të partisë se veç në ëndrra paramendohet suksesi i tij si kryeministër.

Ata – të pajisur me kokën mbi qafë veç si ndërtim pa leje – i besuan./Fokusi.info/