Edhe Grenell e quan lajm të rremë se po angazhohet për ndarjen e Kosovës

Richard Grenell e ka quajtur lajm të rremë idenë se po synon ndarjen e Kosovës. Ka thënë se një temë e tillë asnjëherë s’është diskutuar kur ai ka qenë prezentë në takimet ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe.

Ky reagim i të dërguarit të Trump për dialogun ka ardhur pasi profesori amerikan, Edward Joseph ka thënë se qëllimi i vërtetë Grenellit, presidentit Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiq është të arrijnë një marrëveshje që në thelb ka ndarjen e Kosovës.

“Lajm i rremë. Kjo kurrë nuk është diskutuar në prezencën time. Edward Joseph është i pamatur këtu”, ka shkruar Grenell në Twitter.