Edhe në Prishtinë shënohet Dita Botërore e Autizmit

0
343

Në Ditën Botërore të Autizmit edhe në Prishtinë do të shënohen aktivitete sensibilizuese për personat me autizëm.

Sot është Dita Botërore e Autimzit dhe në vendin tonë në shënim të kësaj dite janë organizuar disa aktivitete sensibilizuese për personat me autizëm, shkruan lajmi.net.

Shoqata “Autizmi” organizon marsh sensibilizues me moton “Të gjithë dallojmë, jo vetëm unë”. Ky marsh nis në ora 11:00 nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te monumenti “New Born”.

Po ashtu në ora 13:00 në Sallën e Kuqe në Prishitnë mbahet koncert nga fëmijë me autizëm për të shënuar Ditën Botërore të Autizmit.

Organizata joqeveritare “Autizmi Flet” organizon disa aktivitete me moton “Bashko pjesën tënde” në shehin “Zahir Pajazit”.

Gjithashtu, do të grumbullohen fonde për fëmijët me autizëm dhe do të ngritën 20 fenerë në qiell.

Dita Botërore e Autizmit është vendosur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, në vitin 2007, si një përpjekje për t’i dhënë fund diskriminimit ndaj personave me autizëm.