Grabitet taksisti në Suharekë, dy persona i vjedhin paratë dhe telefonat

Në fshatin Sopij, të Suharekës dje është grabitur nga dy persona të panjohur një taksist.

Policia bën të ditur se viktima mashkull kosovar-taxist, ka njoftuar se dy persona të dyshuar të panjohur nën kërcënimin e thikës i kanë grabit 87 euro dhe dy telefona.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor.

Më poshtë keni raportin e plotë:

Fsh.Sopij, Suharekë, 29.01.2021-22:05.Viktima mashkull kosovar-taxist, ka njoftuar se dy persona të dyshuar të panjohur nën kërcënimin e thikës i kanë grabit 87 euro dhe dy telefona. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor.