Xhaçka: 4 mijë banorë nuk mund të kthehen në banesa, intensiteti i pasgoditjeve është në rënie

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka me anë të një deklarate për shtyp, ka thënë se intensiteti i pasgoditjeve të tërmetit të rënë më 26 nëntor është në rënie dhe ky mund të jetë një shpresë se situata e lëkundjeve është drejt normalizimit.

Ndër të tjera, ministrja Xhaçka është shprehur se janë shpërndarë 1 mijë çadra në mënyrë që të gjithë të kenë një vend strehim. Për sa u përket banorëve që kanë mbetur pa banesa, Xhaçka ka thënë se për momentin numri përllogaritet që të jetë 4 mijë por shifrat pritet të ndryshojnë pas verifikimit të dëmeve. Ajo ka thënë se qytetarët nuk duhet të qëndrojnë në banesa nëse janë të dëmtuara.

“Lajmi i mirë është se fuqia e goditjeve ka një trend zbritës. Shpresojmë që kësaj situatë t’i vijë fundi. Jam e bindur që shqiptarët kudo e kaluan këtë test në mënyrën me dinjitozë të mundshme. jetët e humbura 48 të identifikuara. Kjo ngjarje ka patur edhe kosto e pasoja materiale. Sot kur operacioni është drejt fundit, prioritet kemi garantimin e strehimit për të prekurit. Nëse shpia juaj është e demtuar mos rrezikoni duke bërë ekspertin, largohuni në shtëpitë akomoduese. Janë hotel, mund të zgjidhni pika të tjera, por mos qëndroni në banesa derisa të bëhet banesa. Sot ka nisur vlerësimi i banesave me ekspertizë të huaj dhe shqiptare. Qytetarët duhet ta dinë se jemi në gjendje të ofrojmë strehim ushqim e veshmbathje. Jemi me ekipe kudo. Po asistojmë familjet.

Në total janë 4000 banorë që nuk mund të kthehen në banesat e tyre. Ky numër pritet të rritet. Ka banesa që nuk janë dëmtuar shumë por kalojën natën jashtë për shkak të frikës.

Kemi ngritur kuzhina në Thumanë e Bubq duke garantuar 10000 vakte. Janë shpërndarë 1 mijë çadra. Po komunikojmë me mekanizmin e mbrojtjes civile evropian. Çadrat nuk do të jenë zgjidhje afatgjatë. Do të çojmë banorët në strehim të sigurt. Situata është e rëndë, por na duhet mirëkuptim dhe bashkëpunim. “ tha ministrja Xhaçka.