Elvis Hoxha i VV-së pendohet, i kërkon falje Rrahman Jasharajt pasi e quajti “anëtar i partisë serbe”

Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Elvis Hoxha, është penduar dhe i ka kërkuar falje kreut të SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj pasi e quajti “anëtar të partisë serbe”.

Hoxha ka thënë se nuk ka turp të kërkojë falje, teksa shtoi se deklarata e tij ishte bazuar në lajm të pakonfirmuar.

“Pak më intereson se si më ka kualifikuar z. Jasharaj në një shprehje të tij publike. Së dyti, i kërkoj falje vetëm për informacionin e paqëndrueshëm në lidhje me të shkuarën e tij. E dëgjova shprehjen e tij publike. E përsëris se nuk kam turp të kërkoj falje kur kam bërë një cilësim të padrejtë”, shkroi ai në Facebook.