Emra zyrtarësh të lartë dhe persona showbiz, në telefonat e kriminelëve shqiptarë

0
371

Pas deklaratave të Zv. Ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari se gazetarët i bëjnë pushimet me paratë e krimit, të ftuar në studion e “Opinion”, në këtë vijë argumenti ka vazhduar edhe analisti Lorenc Vangjeli, kur është shprehur se emra politikanësh, emra punonjësish policie të nivelit të lartë, personazhe të njohur të medias apo të showbiz-it janë gjetur në telefona dhe në blloqe të kriminelëve.

Sipas Vangjelit, këto materiale janë zbuluar në tre episode kriminale, dy prej të cilave janë vrasje.

“Në telefona celularë apo në blloqe janë gjetur emra zyrtarësh të lartë, emra punonjësish policie të nivelit të lartë, personazhe të njohur të medias apo të show bizz-it të cilat janë mbajtur të fshehta. Ne të gjithë i dimë këto Blendi. Në një bllok shënoheshin sasitë e kokainës, pagesat që kishin bërë”.