Enver Sekiraqa lirohet nga arresti shtëpiak

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka vendosur që Enver Sekiraqës, masa e arrestit shtëpiak t’i zëvendësohet me masën e paraqitjes në stacion policor një herë në javë.

Ndryshimi i kësaj mase u konfirmua nga mbrojtja e të akuzuarit, në një përgjigje për Klankosova

“Enver Sekiraqa ka qenë në masën e arrestit shtëpiak, dhe me vendimin e fundit i është zëvendësuar kjo masë me masën e paraqitjes në stacion policor një herë në javë”, tha avokatja Kosovare Kelmendi.

“Kështu që vazhdon të mbrohet në liri, deri në fund të procesit gjyqësor, vetëm me masën e paraqitjes në stacion policor”, shtoi ajo.

Klankosova.tv, ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga Gjykata Themelore në Prishtinë, por deri në momentin e publikimit të këtij lajmi nuk janë përgjigjur.

Enver Sekiraqa, po akuzohet si shtytës për vrasjen e policit Triumf Riza, i cili u vra në vitin 2007.