Escobar flet pas takimit me opozitarët

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar, është deklaruar pas takimit me krerët e partive opozitare.

Escobar, pas takimit thotë se opozitarët kosovarë e siguruan që nuk duan përshkallëzim të situatës më 1 shtator, ditën nuk nis zbatimi i masës së reciprocitetit.

“Ata na siguruan se nuk duan asnjë përshkallëzim, nuk duan dhunë në 1 shtator. Pra, tani jemi këtu sot për t’u siguruar që të gjitha ato dëshira të mira dhe gjithë ai optimizëm të përkthehen në të mirë të vendit”, tha Escobar.

Escobar në këtë takim ishte i shoqëruar edhe nga homologu i tij i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak.