Eskalon situata: Protestuesit serbë kalojnë policinë, tentojnë të futen në Kosovë (VIDEO)

Protestuesit në anën tjetër të kufirit të Jarinjes janë përleshur me Policinë e Serbisë, pasi kanë tentuar të kalojnë në pjesën tjetër, pra në Kosovë.

Të njëjtit, kanë vrapuar drejt kufirit të Kosovës duke tentuar që të hyjnë në territorin e shtetit të kosovar.

Sipas pamjeve live nga faqja “Srbin.info”, shihet se situata aktualisht është mjaft e tensionuar dhe protestuesit janë shumë afër kufirit.