Eskobar e kritikon letrën e Kurtit drejtuar sekretarit Blinken: Është faktikisht e gabuar

Gabriel Eskobar, emisar special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, ka dhënë edhe një intervistë relativisht të gjatë në gjuhën angleze për mediumin “Pavlovic”.

Në intervistën e tij, Eskobari ka vlerësuar se letra që kryeministrit i Kosovës, Albin Kurti, i ka shkruar sekretarit amerikan, Anotny Blinken, është faktikisht gabim.

“Epo, unë do t’ju them se letra është faktikisht e gabuar në atë që thotë se Lajcak dhe Borrell po bashkëpunojnë me Rusinë për të pasur një qasje të njëanshme kundër Kosovës” – deklaroi Eskobar.

Ai e ka pasur edhe një mesazh për Kurtin.

“Mos humb kohë” – ishte mesazhi i Eskobarit për Kurtin.