Etrit Berisha ia pret penalltinë serbit Vlahoviq

Portieri i Përfaqësuesit së Shqipërisë, Etrit Berisha, ka pritur penaltinë e ekzekutuar nga serbi Dushan Vlahoviq, në ndeshjen që Empoli po e luan në shtëpi ndaj Juventusit.

Empoli po pëson 1:0, në ndeshjen e xhiros së tretë të Series A të Italisë. Berisha priti penalltinë e sulmuesit të Juventusit, Vlahoviq në minutën e 39-të.

Juventusi po kryeson me golin e shënuar nga Danilo në minutën e 24-të. Te Empoli në stol janë Ardian Ismajli e Steven Shpendi.