Luis Suarez në lot pas titullit kampion: Barcelona më nënvlerësoi, Atletico më hapi dyert

Atletico Madrid është shpallur kampion i Spanjës për edicionin 2020/2021. Atletico Madrid ka fituar ndeshjen e fundit ndaj Real Valladolid me rezultat 1-2.

Luis Suarez shënoi golin vendimtar në këtë takim për të vulosur titullin për skuadrën e tij. Pas ndeshjes ai u shfaq emocional duke falenderuar skuadrën e tij të re për mundësin e ofruar.

“Barcelona nuk më vlerësoi, ata më nënvlerësuan dhe Atletico hapi dyert për të më dhënë një mundësi. Unë gjithmonë do t’i jem mirënjohës këtij klubi për besimin që patën tek unë”, tha Suarez.

Pas ndeshjes, në mënyrë indirekte, uruguaiani ka thumbuar ish-klubin, Barcelonën, e cila e largoi atë me atë ardhur Ronald Koeman. ‘Dua t’i tregoj të gjithëve vlerat e mia.

Jam shumë mirënjohës që Atletico besoj tek unë. Ky është klub i madh,” tha fillimisht Suarez.

”Barça nuk më besoi dhe Atletico hapi dyert e veta për mua. Unë gjithmonë do t’i jem mirënjohës këtij klubi që më besoi, ”Shumë njerëz më kanë qëndruar afër dhe ky është viti që kam vuajtur më së shumti.

”Kjo është një punë e të gjithë skuadrës, jam përpjekur gjithmonë që të shënoj.

Me Atleticon kemi pasur një vit shumë të madh, me gjithë vështirësitë që patëm në një pjesë, treguam se ishim skuadra më e mirë.