Kosova nxjerr barazim ndaj Zvicrës

Zvicra dhe Kosova kanë barazuar me rezultat 1-1, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Pjesa e parë është mbyllur pa gola, ani se kishte raste nga dy anët.

Në pjesën e dytë, Zvicra kaloi në epërsi me anë të Ruben Vargas, në minutën e 47’.

Kosova e gjeti golin e barazimit me anë të Muhamet Hysenit, në minutën e 82’.