Eurodeputeti gjerman sulmon Kurtin: Bëj detyrat e shtëpisë, përndryshe ngel në klasë

Eurodeputeti i Gjermanisë, Peter Beyer, gjatë fjalimit që mbajti në Bundestag, kërkoi nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që “të bëjë detyrat e tij”, duke konsistuar në formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, derisa paralajmëroi se “kush nuk i bën detyrat, ngel”.

Beyer, në fjalimin e plotë të publikuar në gjuhën gjermane në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka thënë se beson se Kurti mund ta bëjë një gjë të tillë.