Xhavit Haliti nuk merr pjesë në seancë, pavarësisht thirrjeve nga Vetëvendosje

Në sallën e Kuvendit të Kosovës është duke u zhvilluar procesi i votimit për zgjedhjen e presidenti të ri të vendit.

Edhe pse pritej që sot në këtë sallë të jetë i pranishëm edhe deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ai nuk ishte në sallë as sot.

Xhavit Haliti i është thirrur emri për të shfrytëzuar të drejtën e votës, por që ai nuk ishte aty.

Xhavit Haliti tha dje se është në Pogradec dhe se nuk ishte njoftuar se do të ketë seancë, pavarësisht kësaj deklaroi se deputetët duhet të jenë të pranishëm në sallë dhe të zgjedhin presidentin e ri të vendit.

Haliti sot deklaroi se nuk do të jetë i pranishëm në seancë, pak minuta pasi ajo filloi me gjysmë ore vonesë.

Kësisoj edhe pse nga Lëvizja Vetëvendosje pritën që Xhavit Haliti do t’ua bëjë edhe një votë më shumë për kandidaten Vjosa Osmani, Haliti nuk e bëri një gjë të tillë.