FA të Shqipërisë shpëtuan me helikopter 6 turistë nga Kosova të bllokuar në malin e Jezercës (Video)

Një grup turistësh nga Kosova, të cilët po vizitonin malin e Jezercës janë shpëtuar nga ndërhyrja e Forcave Ajrore të Shqipërisë, pasi kishim mbetur të bllokuar për disa orë.

Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se “në operacionin e kërkim shpëtimit u angazhua një helikopter i FA-së, i cili mori në bordin e tij 6 shtetasit shqiptarë nga Kosova”.

Operacioni nga ajri nisi rreth orës 19:00 dhe pas gati dy orë, turistët u morën nga zona ku ishin bllokuar dhe u dërguan në Theth.

Mësohet se gjendja shëndetësore e të gjithë turistëve është e mirë. Në operacionin e Forcës Ajrore bashkëpunoi dhe Policia e Shtetit/ATSH.