Falënderimi i Krasniqit për fitoren e mbrëmshme

Boksieri Haxhi Krasniqi përmes një postimi në facebook falënderon tifozët, ekipin e tij dhe posaqërisht Digitalb.

Statusi i plotë:

Ja ku jam sërish! Fitorja e bindshme e ditës së djeshme ishte për mua dhe tifozët e mij shumë e rëndësishme, prandaj po kthehem i lumtur në shtëpi. Më shumë se 5 muaj punë i kam pas vetës tani dhe kjo nuk do ishte e mundur pa ekipin tim të mrekullueshëm. I falënderoj të gjithë nga zemra. Një falendërim special e kam për DigitAlb dhe SuperSport.