Familja Klinaku dhuron gjak në mënyrë të organizuar

Në fshatin Bivolak të Vushtrrisë, sot në mënyrë të organizuar ka vazhduar aksioni tradicional i dhurimit të gjakut, shkruan Fokusi.info.

Dhjetëra anëtarë të familjes Klinaku nga fshati Bivolak i Vushtrrisë, por që jetojnë edhe në Vushtrri, Prishtinë dhe Obiliq, sot janë mbledhur për të dhuruar gjak vullnetarisht.

Qëllimi i këtij aktiviteti, i cili organizohet për shumë vite rresht, është që ta ngris vetëdijen e popullit për rëndësinë e sigurimit të gjakut në kohë, për të shpëtuar jetë njeriu dhe të shërbejë për t’i inkurajuar sa më shumë njerëzit që të dhurojnë gjak./Fokusi.info/

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=665367545389969&id=100057501877799&mibextid=Nif5oz